John Cena do që ta rikthejë ish të fejuarën

Prishtinë | 20 Maj 2018 | 13:53 | Nga

John Cena është parë duke vizituar ish të fejuarën e tij, Nikki Bella, në mënyrë që ta rikthejë atë.

41-vjeçari udhëtoi drejt qytetit ku jeton Nikki, të shtunën, në San Diego, Kaliforni, transmeton Klan Kosova.

Sipas TMZ, ish-çifti u panë duke pirë kafe së bashku.

Edhe pse John dhe Nikki nuk e kanë konfirmuar statusin e tyre të marrëdhënieve të tanishme, John ka qenë duke u përpjekur për ta rikthyer ish të fejuarën e tij që nga ndarja.

Gjatë një paraqitje në “Today”, 41-vjeçari tregoi se sa i lënduar është pas ndarjes dhe se donte të kishte fëmijë me Nikki-n.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme