Julian Deda tregon pse vendosi t’i bashkohej PD-së

Prishtinë | 23 Pri 2017 | 09:49 | Nga

Ai është nga të paktët artistë që është i angazhuar edhe në art edhe në politikë. Julian Deda është tashmë pjesë e Partisë Demokratike dhe në intervistën e tij për Thumb të Aulonës dhe Fatmës aktori ka treguar edhe ofertën që e joshi për t’u bërë pjesë e këtij formacioni politik.

I pyetur nëse i janë ofruar favore, Juli përgjigjet: “Po, më kanë premtuar një copë tokë në Himarë dhe nja 8 mijë pallate në Tiranë”.

Sigurisht, kjo ishte një përgjigje me humor nga ana aktorit, sepse në të vërtetë ai është anëtarësuar për shkak të bindjeve të tij – të paktën kështu u shpreh për Thumb.

“Unë kam bindjet e mia! Jam i lumtur që s’i fsheh. Unë i respektoj njerëzit dhe bindjet e tyre, por dua që edhe të tjerët të më respektojnë mua për atë që mendoj”.

“Nuk jam dakord me ata që më gjykojnë mua se shpreh bindjet e mia dhe nuk gjykojnë disa njerëz të tjerë që përfitojnë nga partitë politike”, ka rrëfyer Deda.

Për sa i përket shfrytëzimit të imazhit nga partia në fjalë, Juli tregon se kjo është një gjë normale dhe se të dyja palët, edhe personi edhe partia fitojnë nga kjo gjë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme