Kate Moss ka dy vjet që nuk konsumon alkool

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Supermodelja 46-vjeçare, Kate Moss, e cila rrallëherë flet për jetën e saj personale, dikur njihej për stilin e jetës së natës si dhe një person ndejash. Por miku i saj, DJ Fat Tony, së fundmi e ka zbuluar se tani ajo është esëll dhe pavarësisht kësaj, dyshja po argëtohet se bashku më shumë se kurrë.

Tony, i cili ka 13 vjet që nuk konsumon alkool, deklaroi: “Kate ka dy vjet që e la lënë alkoolin. Dhe unë bashkë me miqtë e mi, tani argëtohemi më shumë sesa përpara kur abuzonim me alkoolin dhe drogat e ndryshme.”

DJ Fat Tony emri i vërtetë i së cilit është Tony Marnach, gjithashtu tregoi se para 12 vjetëve i ka ndihmuar muzikantit, Boy George, që ta linte alkoolin.

Kate Moss më herët kishte folur për atë se si ka provuar të mos konsumojë kafe dhe duhan në masë të tepruar, si dhe po mundohej t’i kalojë netët e qetë në shtëpi.

“Unë shtrihem për të fjetur herët, pi shumë ujë, nuk konsumoj shumë kafe dhe po provoj ta lërë duhanin,” kishte deklaruar modelja britanike.

Moss e cila e ka vajzën 17-vjeçare, Lila, me ish-partnerin Jefferson Hack, në të kaluarën i kishte lavdëruar miqtë e saj të cilët e kanë ndihmuar të qëndroj shëndosh e mirë, mentalisht dhe fizikisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme