Këngëtarët kryejnë obligimin e tyre qytetar në raundin e dytë të zgjedhjeve

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 15:14 | Nga

Në Kosovë po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale 2017.

Shumë qytetarë nga 19 komunat në të cilat ka balotazh, kanë dalë për të kryer obligimin e tyre qytetar.

Përjashtim nuk bëjnë as figurat publike, të cilët gjithashtu dolën në vendvotime për të kryer këtë obligim.

Disa nga këngëtarët u panë sot duke votuar në qendra të ndryshme të votimit, ndërsa disa prej tyre edhe e treguan përmes fotografive në rrjetet sociale.

Ishte e para këngëtarja Vesa Luma, e cila publikoi një fotografi në lnstaStory, ku shfaqej mjaft e freskët dhe tërheqëse. Në mbishkrimin e saj, ajo pyeste fansat nëse duhet të dalë në votim apo jo? Megjithatë, me këtë ajo ka bërë të ditur se është nisur për të kryer obligimin e saj si qytetare.

Këngëtarja Shyhrete Behluli ka kryer sot obligimin e saj qytetar në një nga qendrat e votimit në Prishtinë. Ajo votoi e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Lulzimi, teksa në një intervistë të shkurtër për Klan Kosova, ajo u shpreh duke thënë se votimi është një obligim qytetar, që gjithsecili është mira ta kryejë, dhe si proces duhet të jetë korrekt.

Këngëtarja Edona Llalloshi ka votuar sot gjithashtu. Ajo bëri të ditur se kreu obligimin e saj si qytetare në gjimnazin “Sami Frashëri”, teksa publikoi një fotografi në InstaStory nga korridoret kësaj shkolle. “Qytet i bukur, pa lumë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Edhe këngëtari Korab Shaqiri votoi sot në zgjedhjet e raundit të dytë. Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, Shaqiri tregoi se votoi në qendrën e votimit në Fakultetin Ekonomik dhe Juridik në Prishtinë, ndërsa nuk bëri të ditur subjektin të cilin përkrah, duke shkruar thjeshtë: “Vota ime shkon për…”

Reperi Gold AG publikoi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, duke bërë kështu të ditur se edhe ai votoi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2017. Reperi ka kryer obligimin e tij si qytetar në qendrën e votimit, në Fakultetin Filologjik.

Të ngjashme