Këto janë aktoret më të paguara në botë të serialeve televizive

Prishtinë | 28 Sht 2017 | 14:21 | Nga

Forbes sapo ka nxjerrë raportin e tij vjetor për aktoret më të paguara në botë të serialeve televizive, dhe për të gjashtin viti rradhasi nuk ka asnjë ndryshim se kush e mban vendin e parë.

Sofia Vergara vazhdon ta mbajë këtë pozicion sërish, duke numëruar plot 41.5 milon dollarë, pa llogaritur taksat, për vitin përllogaritës i cili mbaron më 1 korrik 2017. Thuajse një e katërta e të ardhurave të Vergarës thuhet se vijnë nga pjesëmarrja e saj në serialin Modern Family, ndërsa pjesa tjetër vjen nga kontratat që aktorja ka me Head & Shoulders, Pepsi dhe CoverGirl. Po ashtu, parfumi i saj i nxjerrë nga Avon ka kontribuar në të ardhurat e saj.

Ylli i The Big Bang Theory, Kaley Cuoco u rendit në vend të dytë, me të ardhura vjetore prej 26 milion dollarësh. Edhe pse Cuoco përfiton 1 milion dollarë për çdo episod të serialit, pagesë kjo e cila e kalon dyfishin e asaj që Vergara paguhet, ajo ka më pak kontrata të tjera si ato të Vergarës. Fakt interesant është që, gjatë këtij viti, aktorja Kaley Cuoco së bashku me disa aktorë të tjerë të kastit të The Big Band Theory kanë rënë dakort që të marrin një shkurtim rroge me qëllim që anëtarët e tjerë të kastit të marrin një rritje rroge.

Ellen Popeo, nga Grey’s Anatomy, dhe Mindy Kaling, ylli I The Mindy Project, ishin të barabarta për të marrë vendin e tretë me nga 13 milion dollarë fitime vjetore, ndërkohë që Kerry Ëashington, e njohur për rolin e Olivia Pope në serialin dramatiko-politik Scanda, erdhi e shtata në listë me 11 milion dollarë.

Së bashku, këto emra karrierist kanë fituar 156.5 milion dollar për këtë vit. Ja lista e plotë e tyre:

1. Sofia Vergara – $41,500,000

2. Kaley Cuoco – $26,000,000

3. Mindy Kaling – $13,000,000

4. Ellen Pompeo – $13,000,000

5. Mariska Hargitay – $12,500,000

6. Julie Bowen – $12,000,000

7. Kerry Washington – $11,000,000

8. Priyanka Chopra – $10,000,000

9. Robin Wright – $9,000,000

10. Pauley Perrette – $8,500,000

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme