Konflikt ndërmjet Ledjanës dhe Antonelës, Mevlani largohet nga studioja

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Tensionet e vazhdueshme në emisionin e dashurisë “Për’puthen” pritet të vazhdojnë edhe ditën e sotme në mes treshes së konkurrentë, Ledjana, Antonela dhe Mevlani.

Moderatorja e emisionit, Bora Zemani në bashkëpunim me produskionin u kanë lejuar konkurrentëve që të tregojnë shkeljet e rregullores që i kanë bërë duke mos i penalizuar ata përmes dhomës së rrëfimeve.

Tashmë është bërë e ditur se emisionet xhirohet disa ditë më parë para se të realizohen, dhe ndjekës të shumët të këtij emisioni kanë treguar se ditën e sotme pritet të ketë konflikt në mes Ledjanës dhe Antonelës.

Ata kanë shkruar se gjatë kohës së konfliktit të dyshes, Mevlani pritet që të largohet nga emisioni dhe në dhomën e rrëfimeve do të jenë Ledjana dhe Antonela.

Të dielën u bë e ditur se nuk do të ketë më Prime në të cilin janë bërë përmbledhjet e të gjitha ngjarjeve gjatë javës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme