“Ku e ke dorën more”, ndjekësit pyesin Leonora Jakupin ku e ‘zhduku’ krahun

Prishtinë | 21 Kor 2021 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja, Leonora Jakupi, është njëra ndër personazhet më të bukura dhe komentuara në industrinë muzikore. Ajo herë pas here publikon fotografi që tërheqin vëmendjen në rrjete sociale.

Leonora ka marrë vëmendjen e publikuar edhe me bukurinë e format trupore.

Megjithatë, edhe Leonora si gjithë personazhet e tjerë të shoubizit përdor ‘photoshop’ në fotografitë e saj që publikon në rrjete sociale.

Në fotografinë e fundit të publikuar në rrjetin social “Instagram”, këngëtares i mungon krahu dhe ndjekësit e kanë pyetur se ku e ‘zhduku’.

“Photoshop-i ta paska zhduk edhe krahun oj zemër”- i komenton një prej ndjekësve.

Ndërsa disa të tjetër shkruajtën: “Krahun e majtë ku e ke lënë?’, ‘Ku është krahu’, ‘Ku e ki dorën more”?

Të ngjashme