Kendall Jenner nis lidhje të re?

Prishtinë | 22 Pri 2026 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Jacob Elordi dhe Kendall Jenner kanë nisur një romancë.

Aktori 28-vjeçar i nominuar për çmimin “Oscar” dhe modelja 30-vjeçare, kohëve të fundit kanë ngjallur thashetheme për një lidhje pasi u panë së bashku në fundjavën e parë të Coachell 2026.

Një burim ka konfirmuar për People se ata janë bashkë.

“Ata kanë kaluar kohë dhe janë njohur me njëri-tjetrin gjatë dy muajve të fundit”, tha burimi.

Gjatë këtij muaji, Jacob dhe Kendall u panë duke u “puthur” dhe “mbi njëri-tjetrin” gjatë një koncerti të Justin Bieber.

Të ngjashme