“Lady Diana kishte 20 të dashur”

Prishtinë | 25 Shk 2018 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Deklarata shokuese vjen nga një intervistë me Dai Davis, ish-zyrtar i Policisë Metropolitane të Londrës, që do të botohet në revistën e përjavshme italiane ”Chi”.

Pas divorcit me princin Charles, princesha Diana pati të paktën 20 të dashur ka deklaruar ai.

Për tre vite rresht, nga 1995-a deri në vitin 1998, Dai Davis komandoi 450 persona të ngarkuar për ruajtjen e pallatit mbretëror, Windsor.

Mes personazheve më të njohur ishte regjisori dhe aktori amerikan, Kevin Costner, i cili dëshironte që Diana të interpretonte vazhdimin e filmit ”The Bodyguard”, edhe pse kjo e fundit nuk kishte asnjë qëllim për t’u shfaqur në filma. “I pëlqente shoqëria e meshkujve. I pëlqente gjahu: të ishte e gjuajtur dhe të gjuante”, shprehet Davis.

Ish-shefi i sigurisë heq një herë e përgjithmonë dyshimet që Harry nuk ishte djali i Charles dhe se Diana ishte viktimë e një atentati.

Davis e shpjegon duke zbuluar një detaj që deri tani ka mbetur mister. “Atë ditë (31 gusht 1997), princesha ndryshoi itinerarin në momentin e fundit. Duhej të shkonte në Itali, por pastaj shkoi në Paris me Dodi Al Fayed.

Ishte e pamundur të organizoje një atentat me këtë ndryshim programi. Këmbëngul se njeriu përgjegjës për vdekjen e Dianës ishte shoferi Henri Paul. Ishte i dehur dhe nuk duhej ta ngiste makinën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme