Lady Gaga kapet duke u puthur me të dashurin e ri

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Lady Gaga me sa duket është në lidhje me Dan Horton.

Dyshja janë parë duke u puthur, transmeton Klan Kosova.

Këngëtarja 33 vjeçare dhe 37 vjeçari, u panë bashkë në një restorant në California, ku edhe u kapën duke ndarë momente intime.

“Ata po putheshin edhe kur po flisnin”, tha një burim për People.

Lady Gaga së fundmi ishte e lidhur me Christian Carino por u nda gjatë promovimit të filmit të saj “A Star Is Born”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme