Luana tregon ftesën që mori për martesën e motrës

Prishtinë | 28 Gus 2017 | 17:44 | Nga

Imagjinojeni si mund të ndihet motra kur merr në duar ftesën tuaj të dasmës. Emocion, lot dhe e lumtur për kapitullin e ri që do nisni.

Luana dhe Marina janë dy nga moderatoret më të njohura të ekranit shqiptar. Marina do të hedhë hapin final, duke ecur drejt altarit për t’i thënë “Po, dua” reperit të njohur, Ghetto Geasy. Ftesat e dasmës janë unike për secilin nga të ftuarit.

Sot Luanës i ka ardhur ftesa e dasmës së Marinës dhe reagimi i saj do t’ju emocionojë pa masë.

Ajo shkruan: “Mishërimi i shpirtit tuaj në art i tejkaloj pritshmëritë me këto ftesa të personalizuara. Jam kaq shumë e emocionuar dhe e lumtur për ju! Ju dua shumë”.

Tashmë vetëm imagjinoni sa madhështore do të jetë dasma.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme