Martohet për herë të parë në moshën 57-vjeçare Hugh Grant

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 14:17 | Nga

Ai është referuar si një nga beqarët më të mirë të Britanisë së Madhe, por ylli i Hollivudit Hugh Grant më në fund po vendosë unazë.

Aktori i famshëm ka vendosur të martohet me nënën e tre fëmijëve të tij, producenten televizive suedeze Anna Eberstein.

57-vjeçari është babai 5 fëmijëve në total. Ai ka 2 fëmijë, Tabitha dhe Felix, nga marrëdhënia e tij me ish-partneren Tinglan Hon.

Ndërsa Eberstein lindi fëmijën e saj të parë me Grant, një djalë, në vitin 2012.

Çifti më pas u bë me një vajzë, emri i të cilit nuk është zbuluar, në dhjetor 2015.

Në mars të këtij viti ish e dashura e Grant, Liz Hurley zbuloi se aktori dhe Eberstein kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tretë, gjinia e të cilit nuk dihet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme