Monica Bellucci nderohet nga Hollywoodi

Prishtinë | 03 Shk 2018 | 12:43 | Nga

Aktorja e famshme italiane Monica Bellucci ishte qendra e vëmendjes në Festival Filming on Italy ndërsa u nderua për karrierën e saj të madhe.

Bukuroshja 53-vjeçare ka marrë çmimin e mirënjohjes për karrierën e saj mjaft të suksesshme në aktrim.

Ajo është nderuar si një nga aktoret më të suksesshme në botë.

Monica ka luajtur 67 filma duke përfshirë “Spectre,” “The Matrix Reloaded” dhe “The Passion of the Christ.” Ajo gjithashtu luajti një rol kyç në Season 3 of “Mozart in the Jungle.”

Diva e kimenasë u shfaq mjaft tërheqëse në teatrin Harmony Gold në Los Anxheles ndërsa mori edhe çmimin.

E veshur me një fustan të zi nëna e dy fëmijëve shkëlqeu në tapetin e kuq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme