Morena Taraku publikon një video nën ujë, mahnit me linjat në bikini

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Ajo merr vëmendje të madhe sa herë që publikon imazhe e video në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për modelen dhe këngëtaren Morena Taraku, që përflitet për thuajse çdo pozë e dalje publike.

E njëjta së fundmi ka ndarë një video ku shfaqet nën ujë me një palë bikini të bardha.

27 vjeçarja mori vëmendje me linjat e bujshme trupore, për të cilat njëherësh komentohet në masë të madhe.

Me këtë rast, komplimentet nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram.

“Nën ujë”, ka qenë përshkrimi i videos.


Morena po argëtohet mjaft shumë në Turqi, ku edhe është zhvendosur prej vitesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme