Morena Taraku shfaqet plot stil nga vetura luksoze

Prishtinë | 18 Dhj 2020 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Modelja e njohur, Morena Taraku, njihet në përgjithësi për stilin e veçantë që ka.

Ajo përmes rrjeteve sociale mban të azhurnuar 1.1 milion ndjekësit, të cilët e përkrahin vazhdimisht në secilin hap të saj.

Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ndarë një imazh tejet tërheqës.

Sikurse edhe herëve të tjera, artistja është parë e veshur plot stil, ndërsa pozonte nga makina luksoze.

Tashmë është vërejtur se Morena vë inicialet e emrit të saj në gjërat luksoze që posedon, sikurse edhe në makinë.

Postimi i tillë mori pëlqime të shumta, përfshirë edhe komentet që e përshkruanin se sa e mrekullueshme dukej.

Theksojmë se “Alexander” është projekti i fundit nga ajo, kurse një i ri pritet të hidhet në treg së shpejti. /Telegrafi

https://www.instagram.com/p/CI5omu_lVhm/?utm_source=ig_embed

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme