Nick Cannon dhe Chris Brown bëhen bashkë në filmin e ri “She ball”

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Nick Cannon është gati për t’u shfaqur në ekranin e madh.

Aktori i famshëm amerikan është bashkuar me “Birdman’s Cash Money Films” për të sjellë në kinema vitin e ardhshëm filmin e tij për basketboll të quajtur, “She ball” .

Përveç rolit kryesor, Cannoni, gjithashtu ka shkruar, prodhoj dhe drejtoj filmin “She Ball”.

Në këtë film Chris Brown dhe Birdman po ashtu janë producentë dhe luajnë në film së bashku me Cedricun the Entertainerin, DC Young Fly, Evan Ross dhe Faizon Loven.

Filmi, i cili për herë të parë u paralajmërua në vitin 2017, tregon historinë e një atleteje të re, të luajtur nga Melody Rae Kandil, e cila kundërshton mosmarrëveshjet brenda dhe jashtë fushës së basketbollit. Cannoni luan Avery Watts, një baba i vetëm i një vajze 7-vjeçare.

“She Ball ka të bëjë me komunitetin dhe natyrën gjithëpërfshirëse”, thotë Cannon. “Është një histori që nuk ka kufij. Është film sportiv, një histori dashurie dhe mbi të gjitha është komedi. Një film i mbushur me veprime, i cili është përplot me të qeshura, por në fund të ditës është vërtet një histori e shkëlqyeshme për lidhjet njerëzore”, ka thënë më tej ylli amerikan.

“Birdmani dhe unë kemi folur për të bërë filma së bashku për kaq kohë dhe më në fund të gjithë u mblodhëm në këtë projekt. Chris Broëni, i cili është si familja për mua dhe një vizionar i madh, është me të vërtetë një nga shpirtrat më të talentuar që ka ardhur ndonjëherë në këtë planet”, vazhdon Cannoni.

Ndërkohë, “She ball” pritet të lansohet në shkurt të vitit 2020. Kolona zanore e filmit do të dalë gjithashtu në Cash Money Records./Telegraf

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme