Ona vjen në bashkëpunim me S4MM

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

“Për veti” është titulli i duetit më të ri, të cilin e kanë sjellë në bashkëpunim këngëtarja Ona dhe reperi S4MM.

Kënga është përgatitur nga Bini Nebihu dhe producenti i njohur, Nurteel. Ndërsa për shkrimin e tekstit janë kujdesur po ashtu Nurteeli dhe Samiri.

Projekti është realizim i produksionit DIEZ Music dhe është shoqëruar me videoklip.

Samir Selimi (emri i vërtetë i S4MM) në fund të janarit e publikoi këngën që mban pikërisht emrin e atij muaji.

Projekti u shoqërua edhe me videoklip, ndërsa deri më tani videoja muzikore është shikuar mbi tre milionë herë në YouTube.

Ndërsa në nëntor të vitit të kaluar, reperi nga Tetova bëri shumë bujë me këngën “1 gur, 2 plluma”.

Duke qenë se është ‘diss’ drejtuar disa prej kolegëve të estradës, kënga mori shumë vëmendje, ndërsa videoklipi numëron mbi 5.7 milionë shikime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme