Organizatori i “BeerFest” tregon pse u anulua festivali

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Lokacioni ku është mbajtur deri tash “BeerFest” nuk i plotëson kushtet që festivali i birrës të vazhdojë të mbahet aty.

Kjo ka qenë arsyeja se pse këtë vit është anuluar së mbajturi ky festival.

Këtë e ka thënë Ekrem Tahiri, organizator i “BeerFest”, ku ka thënë se vendimi është marrë pas takimi që kanë pasur me zyrtarë të Komunës së Prishtinë dhe të Policisë së Kosovës.

“Na është thënë se lokacioni ku është mbajtur më herët është i papërshtatshëm për mbajtjen e një festivali të tillë”, është shprehur Tahiri për InfoMagazine të Klan Kosova.

Ai ka thënë se do të bëjnë përpjekje që deri në fund të verës ky festival të mbahet.

“Jemi duke kërkuar lokacion por e kemi të vështirë që ta gjejmë. Shpresojmë që deri në fund të gushtit të ndodhë kjo. Nuk bëhet fjalë që festivali të zhvendoset diku jashtë, por që të mbahet brenda vendit”.

Të ngjashme