Një 56-vjeçar gjendet i vdekur në banesën e tij në Fushë Kosovë

Prishtinë | 26 Pri 2024 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 10:30, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në banesën e tij rrugën “Dardania” në Fushë Koaovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’rast është konfirmuar se viktima, mashkull 56 vjeç është pa shenja jete”.

Të ngjashme