E dërgojnë në pyll dhe e grabisin nën kërcënimin e thikës, dy persona në kërkim në Lipjan

Prishtinë | 25 Tet 2026 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Një person dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në Lipjan, pasi paraprakisht ishte marrë me veturë nga dy persona, një mashkull dhe një femër.

Sipas Policisë, viktima është dërguar në një lokacion afër një pylli, ku të dyshuarit i kanë marrë disa gjëra personale dhe më pas e kanë lënë aty.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur dhe aktualisht ndodhen në kërkim të Policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE/Lipjan / 24.10.2026 – 10:15. Policia ka marr informatën ku dyshohet se viktima m/k pasi është marrë me veturë nga të dyshuarit (mashkull dhe femër kosovarë) është dërguar në një lokacion afër një pylli ku në kërcënimin e thikës i kanë grabitur disa gjëra që i kishte me vete dhe pastaj e kanë lënë në lokacion. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar në drejtim të panjohur dhe janë në kërkim të policisë.

Të ngjashme