Paditet Travis Scott

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 13:05 | Nga

Travis Scott nuk ka performuar në një koncert të paraparë të mbahej në Minnesota një natë para “Super Bowl”, mirëpo ka mbajtur paratë që kishte marrë si paradhënie.

Këto detaje janë bërë të ditura në një padi ndaj tij, nga kompania PJAM.

Kjo kompani po pretendon se ka paguar reperin 150 mijë dollarë – edhe 10 mijë agjentin e tij – për të performuar në klubin Myth më 3 shkurt.

Nuk dihet cilat janë arsyet pse Travis nuk e realizoi koncertin. E dashura e tij Kylie Jenner kishte bërë të ditur më 1 shkurt se kishte ardhur në jetë fëmija i tyre i parë Stormi. Ndoshta Travis ka ndarë kohë për vajzën e tij, megjithatë sipas PJAM ai asnjëherë nuk i ka kthyer paratë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme