Pas “Rap Devil”, Eminem ka gati këngën kundër Machine Gun Kelly

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 15:22 | Nga

Fansat janë të bindur se Eminem do të shkatërrojë karrierën e reperit Machine Gun Kelly.

E komuniteti i hip-hopit menzi po e pret publikimin e kundërpërgjigjes pas reagimit të MGK, kur në pak ditë pas publikimit të albumit të Eminem, reperi ka bërë gati një këngë në të cilën e prek Shadyn në pika më të dobëta, përcjell Gazeta Express.

Tani producenti i studios Shady Records ka treguar se Eminem është në studio duke bërë gati ‘diss-in’: “Tani ai është duke punuar. Ne po bëjmë edhe diçka tjetër tani, por më besoni, do ta kemi gati edhe atë. Nuk do të doja të isha në vendin e MGK”.

Kelly ia ka kthyer ‘diss-in’ reperit legjendar, pasi ai ia ka përmendur në një nga këngët e albumit të ri ‘Kamikaze’, një gjë që ai ka thënë për vajzën e tij para pesë vjetësh, megjithëse e ka ditur shumë mirë se në këtë lojë, Eminem ka qenë dhe mbetet më i miri.

Presim ‘bombën’ nga Em!/Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme