Pse Viola e fsheh të dashurin?

Prishtinë | 01 Tet 2017 | 23:43 | Nga

Viola Spiro, një nga vajzat e komentuara të ekranit, është vënë shpesh në qendër të vëmendjes sidomos për lidhjet e saj.

Për më shumë se dy vite ajo publikon foto nga pushimet e saj në mbarë botën, ku në krah ka të dashurin por që ka zgjedhur që të mos e bëjë publik identitetin e tij.

E ftuar në “Thumb”, gazetaret e kanë ngacmuar duke i thënë:

“Pse nuk e nxjerr burrin, mos është gjë i martuar ai?”

E ndërsa biondia seksi përgjigjet:

“Sepse ende nuk e kam burrë. Realisht nuk ia kam nxjerrë fytyrën sepse nuk është personazh publik. Dhe unë që kam kaq vite në televizion dhe sulmohem për gjëra shumë më të vogla, imagjino tani një person ta bësh me detyrim personazh publik”.

Viola gjithashtu ka folur edhe për ish-të dashurin e saj, Arjon Muçën, me të cilin ka qenë për 4 vite e lidhur.

“Nuk jam penduar. Jam rritur me të, kam mësuar shumë nga ajo lidhje që zgjati 4 vite, se di a i kam mësuar unë ndonjë gjë. As për lidhjen as për ndarjen nuk jam penduar. Por nuk jemi miq”.

E ndërsa e pyetur nëse vazhdon ta ketë tatuazhin që ia kishte dedikuar atij, Viola pohon se e mban ende.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme