Rezarta Shkurta për bashkëshortin: Është njeriu më i veçantë që kam njohur, më bën ta dua si ditën e parë

Prishtinë | 16 Mar 2021 | 20:28 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja nga Shqipëria, Rezarta Shkurta, prej kohësh është martuar me nipin e Enver Hoxhës, Ermal Hoxhën.

Ajo shpesh rrëfen detaje nga raporti që ka me bashkëshortin e saj, me të cilin njëherësh ka edhe një vajzë të quajtur, Hera.

Krijuesja e hitit “Më fal” së fundmi u ka dhënë mundësi fansave në rrjete sociale të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje, ndërsa nuk i shpëtoi atyre që kanë të bëjnë me partnerin.

“Edukata që ka është aq i sjellshëm me të gjithë sa e ke të pamundur të mërzitesh me të. Është njeriu më i veçantë që kam njohur, më bën vazhdimisht ta dua nga fillimi si ditën e parë. Nuk ka vërtetë asnjë gjë që nuk më pëlqen”, u shpreh Shkurta.

Artistja ndërkohë ka bërë një tërheqje nga muzika dhe të fundit projekt e solli në vitin 2016.

“Gjysma ime” mban titullin kjo këngë dedikuar bashkëshortit të saj, i cili në atë kohë ndodhej në burg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme