“Sal Bae” përkujdeset për ushqimin e modeles shqiptare, Bakiu

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Tashmë është bërë trend botëror që të viziton një prej restorantet e kuzhinierit të famshëm turk, Nusret Gokçe, i njohur më mirë si Salt Bae.

Ky i fundit ka hapur një numër të madh të restoranteve edhe në SHBA, përkatësisht në qytetin turistik të New Yorkut.

Së fundi, në njërin prej tyre e ka vizituar edhe modelja shqiptare, e cila bën karrierë përtej oqeanit Atlantik, Valbona Bakiu.

Ajo ka sjell disa imazhe dhe video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet kuzhinieri duke i përgatitur një ushqim të veçantë.

“Pjesa më e bukur”, ka shkruar ndër të tjerash ajo në rrjetet sociale, e cila është edhe mikeshë e ish-aktores së serialit, “O Sa Mirë”.

Ndryshe, Bakiu është pjesë e agjencisë së modës, “State Management Models” si dhe “True Models Menagement”, ku janë edhe shumë yje botërore të fushës së modës.

Zeshkania thuhet se nuk ka nevojë të drejtohet në studio pasi që e di se çfarë të bëjë para aparatit fotografik. Karakteri i saj është shumë i ftohtë dhe kjo i jep profesionalizëm më të lartë. Një aparat fotografik nuk mund të mjaftonte kurrë për bukurinë e saj.

Ndryshe, 25-vjeçaren do ta shohim edhe gjatë vitit të ardhshëm në ngjarje të ndryshme të modës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme