Serialet turke vitin e kaluar fituan rreth 300 milionë euro

Prishtinë | 07 Jan 2018 | 12:11 | Nga

Sipas informacionit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në dhjetë vjetët e fundit, sektori turk industrisë së filmave, ka shënuar një hap të rëndësishëm duke u renditur biznesi i dytë më fitimi prurës në Turqi.

Sipas ministrisë turke, serialet turke tashmë janë duke u shikuar në më shumë se 140 vende.

Fitimet kanë ardhurat në saje të shfaqjes së serialeve në SHBA, Rusi, Gadishullin Ballkanik, Lindjen e Mesme, Lindje të Largët dhe në Amerikën Latine janë shikuar nga miliona njerëz.

Mediat turke raportojnë se vitin e kaluar rreth 300 milionë euro ka fituar industria kinematografike e Turqisë shkaku i shitjes së të drejtave televizive.

“Adını Feriha Koydum”, “Silver”, “Fatmaguun Suçu Ne”, “Ezel” dhe “Kara Sevda” janë ndër seritë më të eksportuara deri më tani, sipas informacionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Kinemave në Turqi.

Yusuf Gursoy, njëri prej prodhuesve të serive turke vuri në dukje se sektori i serialeve “po tregon një zhvillim marramendës sidomos që nga viti 2010”, ndërsa synimi i tyre është të arrihet shifra prej një miliard eurove deri në vitin 2030.

Theksojmë se disa prej serive tashmë janë shfaqur edhe në ekranet televizive në Kosovë dhe Shqipëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme