Sipas shkencës, këto janë fytyrat më të bukura

Prishtinë | 03 Mar 2018 | 14:40 | Nga

Julian De Silva, një kirurg plastik në Londër, ka bërë një hulumtim për të gjetur atë çfarë e bën një fytyrë të bukur.

Ai ka hartuar fytyrat në mënyrë digjitale dhe ka përdorur proporcionin e lashtë grek të bukurisë të quajtur ‘Phi’, për të përcaktuar atë çfarë e bën një fytyrë të bukur.

12 faktorë kyç e bëjnë një fytyrë të përsosur, duke përfshirë buzët, hunda, sytë, vetullat, mjekra, balli dhe forma e fytyrës, transmeton Gazeta Express.

Amber Heard për shembull, ka një përputhje prej 91% të proporcionit të bukurisë, dhe ajo konsiderohet të ketë fytyrën më të bukur në botë.

As Kim Kardashian nuk është shumë mbrapa, me 90% të përputhshmërisë, ndjekur nga Kate Moss.

Sipas hulumtimi të Da Silvas, dhjetë fytyrat më të bukura në botë janë: Amber Heard, Kim Kardashian, Kate Moss, Emily Ratajkowski, Kendall Jenner, Helen Mirren, Scarlett Johansson, Selena Gomez, Marilyn Monroe dhe Jennifer Lawrence.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme