Skenë pas skene, koncert pas koncerti – Ledri pushtoi edhe Dokufestin

Prishtinë | 11 Gus 2017 | 09:06 | Nga

Ledri Vula po vazhdon me paraqitjet spektakolare gjatë kësaj vere. Koncert pas koncerti, ai po pushton qytetet shqiptare një nga një duke i stërmbushur skenat ku po performon.

Dhe, atmosfera që ai krijon natyrisht që nuk lë vend për dyshime, por mënyrë se si ai i promovon këto koncerte e bëjnë atë të jetë një nga top artistët e skenës.
Së fundmi ai pati një performancë speciale në Dokufest, një performancë me bend bashkë me Butën dhe Gamblemania, ku performuan para mijëra adhuruesve në “Andrra stage”.

Në Instagram Ledri ka publikuar një kolazh nga ky koncert, ku fundi i adhuruesve të tij vështirë se shihet.

Ledri kohë më parë në Hangover në Gjakovë theu rekordin që e pati ai personalisht me Era Istrefin duke arritur të grumbullojë afro gjashtë mijë persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme