Skivi flet rreth ribashkimit të grupit “Skillz”

Prishtinë | 14 Nën 2018 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Pas një fotografie që qarkulloi mbrëmë në media, u bë zhurmë në mos po ribashkohet grupi “Skillz”.

Në foton në fjalë shihen dy ish bashkëpunëtorët, Ledri Vula dhe Visar Shala- Skivi, imazh ky i cili ngjalli dyshime për ribashkim të grupit dhe nëse jo saktësisht kjo, një duet i mundshëm mund të pritet nga dyshja.

Kjo akoma më shumë sot kur Skivi po punon si artist i pavarur dhe më nuk është pjesë e labelit BabaStars.

I kontaktuar nga lajmi.net Skivi sa i përket gjithë kësaj tha se ka qenë një takim i i rastësishëm mirëpo nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkimit.

‘’Çka me thanë për dje, takim i thjeshtë. Kjo pyetje është 1 milionëshe”, tha reperi i njohur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme