Trump e Melania janë ndarë, zbulohen gjëra tmerruese për çiftin

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 12:23 | Nga

Jetojnë nën një çati, por nuk flenë, nuk hanë dhe as kohën e lirë nuk e kalojnë bashkë. Kështu e përshkruan “Washington Post” jetën e çiftit presidencial në ShBA.

Sipas gazetës, e cila citon disa burime, presidenti amerikan dhe “Zonja e Parë” flenë në dhoma të ndryshme në Shtëpinë e Bardhë.

Ai zgjohet në 5:30, sheh televizor dhe bën statuse në “Tuitter”. Ajo zgjohet më vonë dhe i përkushtohet të birit, Barron.

“Kalojnë shumë pak kohë bashkë”, thotë një mik i presidentit.

Edhe kur janë me pushime në Mar-a-Lago, ai merret me golf dhe takon politikanë të tjerë, ndërsa ajo u rri larg kamerave.

Por edhe në Uashington, rastet kur takohen janë të rralla. Shumicën e rasteve, ata hanë të ndarë.

Por zëdhënësja e “Zonjës së Parë”, Stephanie Grisham, tregon një realitet tjetër.

“Melania përqendrohet te roli i mamasë, bashkëshortes dhe Zonjës së Parë. Të tjerat janë thjesht thashetheme. Familja e kalon shumicën e darkave bashkë”, thotë ajo.

Sipas pjesëtarëve të stafit të “Shtëpisë së Bardhë”, që duan të mbeten anonimë, Melania ka ngritur një “mur” rreth vetes në “Shtëpinë e Bardhë”.

Për më tepër, marrëdhënia e saj me vajzën e madhe të Trumpit thuhet se nuk është aspak e mirë.

Kjo, për shkak të rolit që iu dha Ivankës në fillim të administratës Trump, rol që më pas filloi të zbehej.

Por edhe në lidhje me këtë, zëdhënësja e Melania-s thotë se nuk ka asgjë të vërtetë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme