Varri i Michael Jacksonit është i zbrazët, zbulojnë mediet

Prishtinë | 27 Gus 2017 | 12:22 | Nga

Portali amerikan “RadarOnline” duke u mbështetur mbi burime të sigurta, ka bërë publike se trupi i mbreti të Pop-it është djegur me kërkesë të nënës së tij Katherin, ndërsa hiri i trupit të tij është shpërndarë në pemën e preferuar të tij në fermën “Neverland”.

Duhet theksuar faktin që pas ceremonisë që u mbajt në Los Angeles, trupi i këngëtarit u varros në varrezat e mëdha.

Mirëpo thuhet se Katherine Jackson është frikësuar që mos dikush do t’i vjedh eshtrat e Michael-it dhe pas një grindje disa muajsh me familjen edhe anëtarët tjerë të familje u pajtuat që trupi i këngëtarit të digjet.

Pas ceremonisë private që është mbajtur me 3 shtator të vitit 2009, arkivoli i zbrazët u lëshua prapë në varr.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme