Vesa Luma rikthehet së shpejti në duet me Denik Prizrenin

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Me ardhjen e festave të fundvitit, shumë prej këngëtarëve kanë përgatitur këngë të ndryshme festive, për të argëtuar fansat e tyre.

Një ndër ta janë edhe këngëtarët Denik Prizreni dhe Vesa Luma, të cilët së shpejti do të vijnë me një bashkëpunim.

Bëhet fjalë për një këngë ritmike, e cila do të publikohet, në fillim të muajit janar.

Muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga kompozitori i njohur, Ilir Tolaj, ndërsa incizimi është bërë në studion e Florent Boshnjakut.

Kjo e fundit shënon rikthimin pas një kohe të gjatë në muzikë, pasi e njëjta ka pak muaj që është rikthyer në Kosovë nga Zelanda e Re, vend në të cilin jeton prej më shumë se një viti së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj, Lianin.

Kënga e re dyshes do të vizualizohet edhe me klip, në të cilin Deniku dhe Vesa do të vijnë me një performancë mjaft të veçantë.

Telegrafi ka siguruar një fotografi ekskluzie të këngëtarëve gjatë xhirimit të klipit, ku shihen mjaft në top formë dhe me stil për projektin e ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme