Vincent Casell flet rreth romancës së përfunduar me Monica Bellucin

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Ai ishte i martuar me gruan më të bukur në botë dhe shumë njerëz kanë pyetur se si ka arritur të ndahet prej saj.

Vincent Cassel ishte i martuar me aktoren italiane Monica Belluccin dhe pas 13 vjet martese dhe dy fëmijëve që sollën ne jetë, çifti u shkurorëzua.

Shumë veta menduan se si aktori është ndarë prej bukuroshes italiane, por doli se ishte shumë pa dhimbje për francezin. Vincean pret një fëmijë me gruan e tanishme, modelen Tina Kunakey, e cila është 30 vjet më e re.

Cassel ka një qëndrim logjik dhe një pamje tërësisht ndryshe të jetës sentimenatale.

“Ndonjëherë kam vuajtur shumë më tepër. Ju e dini këtë, ndonjëherë ju duhet të vuani për të bërë diçka interesante”, tha aktori me një buzëqeshje.

“Jeta është tashmë kaq e vështirë sa do ishte shumë që t’i shtohen edhe vuajtjet tjera. Unë përpiqem të kënaqem me atë që bëj, sepse mua e njoh më mirë veten sa herë vetëkënaqem”, tha aktori.

“Ëndrrat e mia janë shumë të thjeshta: shëndet, fëmijë dhe para të mjaftueshme për të qenë e lirë, sepse në fund, gjithçka zbret në liri”, përfundoi Vincent.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme