Xhim Belushi divorcohet nga bashkëshortja

Prishtinë | 06 Mar 2018 | 09:09 | Nga

Aktori i njohur me prejardhje shqiptare ndahet nga bashkëshortja pas 20 vitesh martesë

Mediat raportuan se aktori shqiptar dhe bashkëshortja e tij i kanë dhënë fund martesës së tyre pas 20 vitesh.

Bashkëshortja e Jim Belushit, Jennifer Sloan, ka dorëzuar dokumentet për hapjen e procedurave të divorcit pas thuajse 20 vitesh martesë me aktorin shqiptar.

Sipas burimeve, Jennifer dorëzoi dokumentet të hënën, ditën e 36 vjetorit të vdekjes së vëllait të Jim, John Belushit. John Belushi vdiq nga një mbidozë droge më 5 mars 1982.

Aktori shqiptar 63-vjeçar ka qenë i martuar për 8 vite me Sandra Davenport me të cilën ka një djalë Robertin. Ndërsa martesa me aktoren Marjorie Bransfiel zgjati vetëm dy vjet.

Ylli i “According to Jim” u martua me Jennifer Sloan më 2 maj 1998 dhe janë dy fëmijë Jamison 18 vjeçe dhe Jared, 16 vjeç.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme