Zbulohet i dashuri i ri i Tunës

Prishtinë | 18 Gus 2016 | 09:57 | Nga

Këngëtarja shkupjane Tuna, pak kohë më parë ka përfunduar lidhjen e shumë përfolur me Cozman.

Kohët e fundit ajo është parë shumë në shoqëri të Yll Limanit, kështu disa media duke konstatuar se mes tyre ka diçka, por Ylli e ka mohuar një gjë të tillë.

Burime të afërta me çiftin kanë thënë se artistja është në lidhje me vëllaun e Robert Berishës, Patrisin.

Patrisi dhe Tuna janë parë bashkë në disa vende, fotografi këto që vetë këngëtarja i ka publikuar në Snapchat.

I kontaktuar nga Lajmi, Patris Berisha tha se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Madje, kur u pyet nëse janë në lidhje, sikur edhe u nervozua. Ai tha që kurrë më mos të pyetet për këtë çështje.

“Jo nuk është aspak e vërtetë, nuk dua të flas për këtë çështje. Edhe kurrë më mos më kontaktoni për këtë punë”, tha ai.

Edhe Tuna u kontaktua përmes mesazheve ndërsa këngëtarja nuk ka kthyer përgjigje.

Tuna I dashuri

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme