Kultivonte kanabis në banesën e tij në Pejë i sekuestrohen narkotikë dhe mbi 34 mijë €

Prishtinë | 29 Mar 2024 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar dje në Pejë, pasi i njëjti është kapur me tri cigare të mbështjella me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se i dyshuari u kap në flagrancë me ‘joint’-a, pasi u ndal për kontroll nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

Po ashtu, Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në banesën e të dyshuarit ku kanë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, fara kanabisi e vazo ku dyshohet se ishin të mbjellura farat e kanabisit, si dhe mbi 34 mijë euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është kontrolluar edhe banesa e të dyshuarit të lartcekur në prani të avokatit të tij, ku gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur:

Një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë prej 28.01 gram,

Një grinder për përgatitje/bluarje të mariahunës,

Gjashtëmbëdhjetë (16) fara të llojit Kanabis Sativa,

Dy gota qelqi me një lëngë që dyshohet të jetë i llojit Kanabis Sativa me peshë rreth 50ml secila

prej tyre,

Nëntë (9) vazo të vogla të dyshuara si të mbjellura me fara të Kanabis Sativa dhe

Të holla në vlerë prej 34.752 Euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor.

Të ngjashme