Kanë kaluar më shumë se katër vite kur Zlatan Ibrahimovic ka luajtur për Kombëtaren e Suedisë.
Sulmuesi suedez është tërhequr nga ndeshjet me Kombëtaren pas Kampionatit Evropian Euro 2016.
Por përkundër se është në moshë të shtyrë, Ibrahimovic po shkëlqen këtë edicion me Milanin.
39-vjeçari ka shënuar 11 gola në 11 takime dhe ka shtuar dy asistime duke qenë lojtari kryesor i Rossonerëve.
E bashkëvendësi i tij, Dejan Kulusevski që aktivizohet me Juventusin ka thënë se dëshiron që Ibra të rikthehet te Suedia për të luajtur në Euro 2021.
“Unë kontaktoj me Ibran, i shkruajmë njëri-tjetrit. Ai është një idhull për mua, pasi është vështirë që dikush tjetër në botë ta bën atë që e bën Ibra”, tha Kulusevski.
“Kur Ibra flet për mua, kjo më bën të punojë edhe më shumë të nesërmen në stërvitje, sepse më bën shumë krenar”.
“Unë me të vërtetë shpresoj që ai të kthehet në Kombëtare për Euro 2021. Do të ishte e mrekullueshme për mua dhe për të gjithë Suedinë. Eja Ibra”, përfundoi sulmuesi i talentuar suedez. /Telegrafi