Shfrytëzuesit e lokaleve në Tregun e Gjelbër kanë protestuar para Komunës së Prishtinës për projektin e tregut të ri, raporton Ekonomia Online.
Ata kanë thënë se nuk dihet se cka do të ndodh me fatin e 80 lokaleve që gjenden në këtë hapësirë.
Sipas tyre asnjëherë nuk janë konsultuar nga kryetari Shpend Ahmeti për projektin, por edhe se ku do të vendosen ata, pasi të finalizohet projekti.
Arsim Boshnjaku, nga Shoqata e zejtarëve të Prishtinës, tha se ky projekt është bërë pa dijeninë e tyre dhe se ata nuk ja ë konsultuar fare.
“Qëllimi i daljes para Kuvendit Komunal që është bërë projekti i tregut të ri aty janë mbuluar 30 lokale dhe çka po ndodhë me fatin e atyre lokaleve ne nuk po dimë”.
“Ne asnjëherë nuk e kemi kundërshtuar planin, por nuk jemi konsultuar”.
Boshnjaku tregoi presin të takohen me kryetarin në ditën në vazhdim dhe të shohin si do të veprojnë.
Lindita Leti, pronare e lokalit, tha se ata nuk kanë qenë fare të njoftuar me këtë projekt, raporton EO.