Ukraina do të jetë kundërshtari i radhës i Përfaqësueses së Kosovës, në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, në kuadër të grupit I.
Humbja 6:0 nga Kroacia, ka ndikuar që fitorja e Kosovës në përballjen me Ukrainën, të kuotohet me 11 euro.
Barazimit në këtë ndeshje, i është vënë kuota 6.50 euro, ndërsa fitorja e Ukrainës me 1.22.
Ndeshja mes Kosovës dhe Ukrainës luhet ditën e diel më 9 tetor duke filluar nga ora 18:00.