Kuptojeni a ju pëlqen, dhe disa “truqe” të tjera psikologjike

Prishtinë | 02 Qer 2023 | 23:43 | Nga Ekonomia Online

Situatat sociale janë shumë të rëndësishme në jetën tonë dhe ekzistojnë truqe psikologjike që mund të aplikohen për to.

Këtu kemi 10 truqe të zgjuara psikologjike që do të bëjnë jetën tuaj më të lehtë, gjatë situatave sociale:

  1. Gjeni nëse dikush ju pëlqen

Për të kuptuar nëse dikush ju pëlqen, thjeshtë merrni një fjalë gjatë të folurit të tyre. Çdoherë që ata përmendin fjalën e tillë, buzëqeshni dhe dremitni. Nëse personi bën të njejtën gjë, ai do të përdor këtë fjalë shumë më tepër çdoherë që flet me ju.

  1. Nëse mendoni se dikush nuk ju pëlqen

Nëse mendoni se dikush nuk ju pëlqen, atëherë kërkoni nga ai një nder të vogël, shumë të thjeshtë duke i kërkuar si huazim një stillolaps apo diçka të vogël. Sigurohuni që t’ia ktheni në kohë ashtu siç i keni premtuar. Këto favore të vogla mund t’ia ndryshojnë mendimin se nuk jeni edhe aq i keq.

  1. Si të mashtroni se jeni një dëgjues i mirë

Personat e tillë thjesht parafrazojnë fjalët e fundit të bashkëbiseduesit dhe duken sikur po i kushtojnë vëmendje bisedës së tyre. Kështu do të ngjani se keni dëgjuar gjatë gjithë kohës. Por, mos e bëni shumë shpesh sepse mund të zbuloheni!

  1. Bëni një përshtypje të parë të mrekullueshme

Kur takoni dikë për herë të parë, sigurohuni që duart tuaja të jenë të ngrohta, por jo edhe të djersitura. Duart e ngrohta japin përshtypje miqësore, ndërsa duart e ftohta janë të pakëndshme dhe mund të japin një përshtypje të keqe.

  1. E keni të fiksuar një këngë në kokën tuaj

Nëse keni një këngë fiksim brenda kokës dhe nuk mund ta largoni nga koka, këndojeni deri në fund të këngës, ose këndojeni gjatë gjithë kohës. Truri juaj do të vazhdojë të mendojë se diçka nuk ka pranuar akoma mbylljen apo përfundimin.

  1. Bëni që njerëzit të bien dakord me ju

Nëse dëshironi që njerëzit të bien dakord me ju, atëherë buzëqeshni përderisa jeni duke folur. Njerëzit automatikisht do të buzëqeshin me ju duke i krijuar një atmosferë të këndshme dhe besueshmëri.

  1. Krijoni rehati që të merrni kontrollin në duar

Është shumë e natyrshme që të jeni nervoz rreth fytyrave të reja dhe të panjohura. Nëse supozojmë se i kemi njohur këto persona prej më herët, mund ta bëjmë më të rehatshme situatën, duke u ndjerë më të qetë dhe të marrim kontrollin në duart tona.

  1. Shikoni këmbët e njerëzve përderisa afroheni tek ata

Kjo është një pikë shumë e rëndësishme. Nëse njerëzit janë në një bisedë të rëndësishme, atëherë ata do të kthejnë shpinën përderisa ju afroheni por jo edhe këmbët. Nëse ata kthejnë këmbët e tyre, atëherë ju jeni të mirëpritur në bisedë. Mbajeni këtë në mend, mos u paraqitni i vrazhdë në bisedë, por bashkohuni me mirësjellje.

  1. Keni nevojë që dikush të ju kryejë një favor (të ju bëjë nder)?

Nëse keni nevojë për ndonjë favor nga dikush, gjasat më të mira janë që të parashtroni pyetjen “Kam nevojë për ndihmën tuaj…” Kjo i prek sadopak njerëzit  dhe marrin përgjegjësinë që të ju ndihmojnë.

  1. Gjeni se kush e do kë

Kur një grup njerëzish qeshin së bashku, njerëzit shohin personin që ndjehen më të rehatshëm duke parë nëse ende janë duke qeshur. Ky mund të jetë një tregues i ndjenjave ndaj personit tjetër, apo që ka afërsi më të madhe.

Të ngjashme