Përderisa ne të gjithë kemi pasur ditë të mira dhe të këqija, disa njerëz duket se janë më të vështirë në baza të rregullta.
Nganjëherë ata janë kështu nga një pikëpamje personaliteti. Duket se kanë një mentalitet negativ. Ata nuk buzëqeshin aq shumë dhe kanë një re të errët e cila i ndjek ata. Pastaj ka tjerë, të cilët janë më të prekshëm dhe ofendohen më lehtë. Disponimi i tyre mund të jetë hutues dhe ofendues për të tjerët gjithashtu.
Si një psikolog, kam tendenca të vë re se sa njerëz ua kushtojnë sjelljet dhe reagimet e tyre veprimeve të tyre. Që do të thotë se ne, në përgjithësi, kemi tendenca që veprimet tona të jenë shkaku për tjera ngjarje ose reagime. Por shpesh kjo nuk është çështja.
Përderisa unë zakonisht përkrah individët të cilët shikojnë sjelljet e tyre dhe pranojnë përgjegjësitë e veprimeve të tyre, në këtë rast, unë zakonisht besoj se është më mirë të vendosim veten dhe veprimet tona në bazë të arsyeve potenciale pse kolegët tanë mund të ofendohen lehtë.
Këtu janë disa arsye për të zbuluar pse kolegu juaj mund të jetë gjaknxehtë dhe i bezdisur.
Ata mund të mos ndihen mirë
Shpesh njerëzit bëhen të vrazhdë kur nuk ndihen mirë fizikisht. Kjo mund të vijë nga mungesa e gjumit, ndonjë problem shëndetësor me të cilin po përballen ose ndonjë dhimbje kronike. Mund të jetë arsyea se ata kanë filluar të përballen me kokëdhimbje, dhimbje të shpinës ose çështje tjera. Shumë punonjës nuk tregojnë se si ndihen fiziikisht:, dhe kështu, ne nuk e dimë se si ndihen ata.
Ata mund të kenë probleme në jetën e tyre personale
Kur ne përballemi me çështje stresuese në jetën tonë, burimet emocionale të kërkuara për t’u përballur me ato janë domethënëse dhe ne shpesh ndiheni të lodhur. Sërish, shumë njerëz nuk ndajnë ato çështje personale, veçanërisht nëse nuk i pyetni për ato. Pra mund të ketë diçka në jetën e kolegut tuaj e cila nuk po shkon mirë.
Kjo mund të përfshijë vështirësi në marrëdhënie, probleme me fëmijët, presion financiar ose çështje familjare. Kur kemi probleme në jetën familjare, shumica prej nesh bëhemi më të bezdisshëm në punë duke reaguar për atë e cila ndryshe do të ishte një kërkesë normale.
Ata mund të ndihen të shqetësuar ose të frikësuar
Nervozizmi, një formë e butë e të qenit të zemëruar, mund të jetë një mbulesë për tjera mendime dhe ndjenja. Në kulturën tonë, shumë njerëzve iu kanë mësuar se nuk është mirë të shprehin ndjenja negative. Prandaj, ata provojnë të mbajnë ato ndjenja brenda. Dy nga këto ndjenja të zakonshme janë ankthi dhe frika. Kultura jonë na ka bërë të besojmë se nuk është e pranueshme të ndjejmë ankth ose frikë. Prandaj, ne kemi tendenca të fshehim ato ndjenja, dhe ankthi shprehet përmes reagimeve negative ndaj njerëzve tjerë.
Ata mund të jenë të frustruar
Nganjëherë njerëzit zemërohen kur janë të frustruar ose me jetën e tyre, me punën ose me ndonjë çështje specifike në punë. Irritimi është një fjalë interesante sepse përdoret në mënyra të ndryshme në kulturën tonë.
Në shumë raste, kur dikush është i frustruar, është një mënyrë e mirë për të thënë se janë pak të zemëruar. Një tjetër domethënie e frustrimit është të ndjehemi të bllokuar, sikur nuk mundemi të arrijmë qëllimin që dëshirojmë. Frustrimi mund të na bëjë të reagojmë negativisht ndaj çdo situate, pavarësisht se a lidhet me çështjen për të cilën jemi të frustruar. Që do të thotë se ne reagojmë në mënyrë të keqe ndaj një situate e cila nuk lidhet direkt me arsyen.
Ata mund të mos ndihen të vlerësuar
Kur punonjësit nuk ndihen të vlerësuar, ose nga shefi, menaxhmenti ose kolegët e tyre, një reagim i zakonshëm për ta është të bëhen shumë të padisponuar dhe të ofendohen lehtë. Një lloj i frustrimit është kur ne besojmë se kolegët tanë duhet të vlerësojnë atë që bëjmë dhe kontribuojmë, por nuk dëgjojmë shumë reagime pozitive.
Në punën tonë me 5 Languages of Appreciation, ne ndihmojmë njerëzit të identifikojnë gjuhën e tyre primare të vlerësimit; që do të thotë, mënyrën përmes të cilës preferojnë të pranojnë vlerësim. Ne gjithashtu zbuluam se punonjësit ofendohen më së lehti kur iu dërgohet një mesazh( pa qëllim) përmes gjuhës së tyre primare e cila i lëndon në një mënyrë.
Për shembull, njerëzit të cilët vlerësojnë lavdërimet verbale janë gjithashtu shumë të ndjeshëm ndaj kritikave. Dhe ata të cilët vlerësojnë kohën në shoqëri ofendohen lehtë kur lihen pas dore.
SI DUHET TË REAGONI?
Përderisa është e dobishme të dini arsyet e mundshme për zemërimin e kolegëve, pyetja qëndron: Çfarë duhet të bëj?
Një reagim i dobishëm do të ishte: Kam vënë re se së fundmi dukesh i zemëruar. A je mirë? A ka diçka e cila po ndodh të cilën duhet ta di?
Në anën e kundërt, nuk do ishte e dobishme të dukeshit akuzues dhe të thoshit diçka si: Ti ke qenë shumë i irrituar së fundmi. Pse po e bën këtë?
Në vend të kësaj, planifikoni përgjigjen tuaj me ‘’Duket se…’’ ose ‘’Kam vënë re…’’, e cila e bën komentin tuaj më të lehtë. Pastaj bëni një pyetje e cila komunikon shqetësimin tuaj për të, si ‘’A je mirë’’?
Kini kujdes, mund të mos pranoni një përgjigje pozitive. Provoni të mos reagoni në mënyrë të keqe. Në fakt, ajo që shpesh ndodh është se ai do të vijë tek ju më vonë dhe të shpjegojë se çfarë po ndodh pasi të shohë shqetësimin tuaj. (Paul White/ Entrepreneur)