Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se mot me diell dhe temperatura mbi vlerat e mesatareve, do tē vazhdojë edhe javën e ardhshme.
Besim Aliu nga ky Institut, thotë se nga e diela tjetër, me datë 21 tetor, pritet ç’rregullim i motit, ulje të temperaturave për 8-10 gradë Celsius dhe reshje shiu.
“Kjo situatë e pritur meteorologjike do të jetë shumë e mirëseardhur, sidomos për sektorin e bujqësisë, meqë tani bujqit presin për të filluar lavrimet e tokave dhe mbjelljen e kulturave vjeshtore”, thotë Aliu, raporton Koha.net.