Kur do të vijnë ditët e ftohta dhe me shi

Prishtinë | 14 Tet 2018 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se mot me diell dhe temperatura mbi vlerat e mesatareve, do tē vazhdojë edhe javën e ardhshme.

Besim Aliu nga ky Institut, thotë se nga e diela tjetër, me datë 21 tetor, pritet ç’rregullim i motit, ulje të temperaturave për 8-10 gradë Celsius dhe reshje shiu.

“Kjo situatë e pritur meteorologjike do të jetë shumë e mirëseardhur, sidomos për sektorin e bujqësisë, meqë tani bujqit presin për të filluar lavrimet e tokave dhe mbjelljen e kulturave vjeshtore”, thotë Aliu, raporton Koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme