Kosova i ka luajtur tri ndeshjet e radhës të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Një fitore, një barazim dhe një humbje ishin rezultatet e “Dardanëve” në sfidat e muajit shtator.
Kosova fitoi 0:1 ndaj Gjeorgjisë në udhëtim, kurse barazoi 1:1 me Greqinë dhe u mposht 0:2 ndaj Spanjës në ndeshjet e zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova në fillim të muajit të ardhshëm do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje tjera, të vlefshme për eliminatoret për Kupën e Botës.
Fillimisht më 9 tetor, Kosova e zhvillon ndeshjen në udhëtim ndaj Suedisë, me fillim nga ora 18:00.
Tri ditë më vonë, “Dardanët” e presin Gjeorgjinë në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.