Vendimi për mosekzekutimin e pagave të mesuesve, i cili nga disa po shihet si trimëri dhe guxim nga qeveria Kurti, në fakt paraqet frikë dhe qyqarllëk.
Frika buron nga fakti se kemi një dimër të vështirë përpara dhe kjo qeveri nuk e ka as guximin e as dijen të ballafaqohet me të. Prandaj po kërkon arsye për ta lëshuar bajrakun. Po e kërkon një Agim Veliu.
Qyqarllekun e shohim te ajo se ndaj kuj po mundohet të tregojë trimëri qeveria- mësuesve.
Mësuesit si pjesa më e moderuar e shoqërisë nuk paraqesin një kundërshtar ndaj të cilit dikush mund të tregoj trimëri . Rrahman Jashari nuk do të mobilozojë masa protestuesish për ta sulmuar qeverinë, ashtu siç po ka qef qeveria.
Arma që e ka Rrahman Jashari, është e drejta morale që paraqet qëndrimi dhe kauza e atyre që përfaqson.
Kjo armë shpesh del të jetë më fortë se dikush që armë e ka dhunën.