Kur ju pyesin, pse jeni larguar nga puna?

Prishtine | 24 Qer 2016 | 14:42 | Nga

Asnjëherë mos flisni keq për stafin drejtues, punonjësit, shefin dhe klientët e kompanisë ku keni punuar. Ky rregull është absolut: asnjëherë mos u tregoni negativë! Veçanërisht, mundohuni të shmangni përdorimin e fjalëve të tilla si “mospërputhje karakteri”, “nuk arritëm të kuptoheshim”, apo fjalë të tjera të cilat lidhen me kompetencat, integritetin apo temperamentin tuaj.

Përgjigja më e mirë:

(nëse aktualisht jeni në atë pozicion)

Nëse nuk jeni 100% i sigurtë që do të largoheni nga pozicioni aktual, mos kini frikë. Duke patur një punë, jeni në një pozicion më të sigurtë se dikush që nuk e ka një të tillë. Deklaroni sinqerisht që ju kërkoni një pozicion të ri pune. Përgjigja juaj duhet të jetë më e sigurtë dhe e vendosur nëse e dini se cili është pozicioni dhe nëse ai përputhet me atë që ju kërkoni.

(nëse nuk keni një punë)

Asnjëherë mos gënjeni nëse ju kanë pushuar nga puna. Nuk është etike dhe është lehtësisht e vërtetueshme. Gjithashtu mos u mundoni të justifikoni veten, duke shmangur përgjegjësitë tuaja. Edhe më mirë nëse largimi juaj ka qenë për shkak të shkrirjes së departamentit, të shkurtimit të stafit etj. Jepni një përshkrim të pushimit tuaj nga ai pozicion, pa shfaqur ndenja negative, duke treguar se e mirëkuptoni këtë situatë dhe që do të kishit marrë të njëjtin vendim. Kjo do të rrisë imazhin dhe pozicionin tuaj dhe do të tregojë se ju tashmë e keni kaluar atë periudhë.

Për të gjitha pozicionet e mëparshme:

Sigurohuni që keni një arsyetim të mirë e të shkurtër për të gjitha rastet e mëparshme që jeni larguar nga puna. Arsyet më të mira janë: më shumë para, mundësi më të mira, më shumë përgjegjësi apo rritje profesionale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme