Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Dpt te Fidani”, ku ka dhënë detaje lidhur me Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ajo ka treguar se kur fillon procedura e justifikimit të pasurisë për një zyrtar, raporton Express.
Haxhiu ka treguar se pragu që do ta propozojnë është mbi 25 mijë euro.
Sipas saj, nëse një zyrtar nuk mund ta justifikojë pasurinë prej 25 mijë euro, atëherë do të fillojë procedura e justifikimit.
“Pragu është mbi 25 mijë. Ne i kemi trajtuar pak edhe vendet e tjera se si e kanë adreduar, dikush 10 mijë, dikush 50 mijë, dikush 15 mijë, dikush 100 mijë. Mendoj që ne duhet ta adresojmë këtë edhe në Komisionin për Legjislaconi. Nëse ky komision e vlerëson se është i ulët, atëherë ka hapësirë që ky prag të ngritët, ne si Ministri nuk e kundërshtojmë, nëse ka vullnet Komisoni për Legjislacion. Nuk po them që kemi qëndrim që ta ngrisim, por qëndrim ynë është 25 mijë. Nëse vlerësohet që një zyrtar nuk po mundet ta justifkojë mbi 25 mijëshin, atëherë të nis procedura e justifikimit”, tha Haxhiu.
Haxhiu është zotuar publikisht në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 se do të kujdesen që rekomandimet e dhëna të Komisionit të Venecias për Byronë Shtetërore të Verifikimit të Pasurisë së Pajustifikueshme të adresohen në Komisionin për Legjislacion.
“Zotohem edhe sot publikisht, që do të kujdesemi që secili prej rekomandivee që ka dhënë Komisioni i Venecias do të adresohet në Komisionin për Legjislacion. Ne si Ministri, nuk varet nga MD, sepse ne nuk kemi të drejt vote në Komsionin për Legjislacion”, tha Haxhiu.
“Një rekomandim të Venecias e shndërrojmë në amandament. Dhe nëse opozita njësoj e konsideron që është e rëndëisshme që të përfshihen të gjitha rekomandimet e Venecias, unë e kosndieroj që situata është jashtëzakonisht optimiste në kuptim të përfshirjes të secilit rekomandim të Komisionit të Venecias”, shtoi ajo.
Ndryshe, me këtë projektligj parashihet që të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë mund të jenë subjekt i verifikimit të pasurisë nëse ekzistojnë dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme.
Përveç tyre, verifikimi dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të bëhet edhe për anëtarët e familjes së tyre dhe palëve të treta, që nënkupton personat te të cilët dyshohet se është bartur pasuria e zyrtarëve publikë.