Serbinë në vitin e ardhshëm me siguri e pret ndryshimi i Kushtetutës, e pos çështjeve të tjera, qytetarët e Serbisë, në referendum me siguri do të vendosin edhe për fshirjen e preambulës për Kosovën.
“Nga ne po kërkohet fshirja e preambulës për Kosovën dhe kjo do të jetë puna më e vështirë për Qeverinë e re, sepse për këtë duhet siguruar dy të tretat e shumicës e pastaj kjo të verifikohet në referendum” , citon gazeta “Blic” të ketë thënë një bashkëbisedues i saj.
Për fshirjen e Kosovës nga Kushtetuta vjet ka folur edhe kryeministri Aleksandar Vuçiq.
Ai për Wall Street Journal” në majin e vitit 2015 kishte thënë se preambula kosovare sigurisht se do të hiqet nga Kushtetuta, “por Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e krahinës së saj jugore”.
Zëra politikë në Serbi thonë se është i domosdoshëm ndryshimi gjithëpërfshirës i Kushtetutës i cili krahas heqjes së preambulës do të merrej edhe me të drejtat e njeriut dhe me zgjerimin e autonomisë së Vojvodinës dhe me decentralizimin e Serbisë.