Jeta private e të famshmëve, pashmangshëm është ne interes të gjithë atyre që e përcjellin krijimtarinë e tyre.
Ku shkojnë, ku dalin, me kë rrinë e nganjëherë çfarë preferojnë të hanë e pinë janë pyetjet e tyre te vazhdueshme.
Por pyetja kryesore për ta është se me kënd janë në lidhje edhe nëse ajo nuk është serioze…
Disa tentojnë te jenë sa më të rezervuar, disa të tjerë flasin haptas për personin që kanë në krah.
Në listën e këtyre të fundit bën pjesë edhe aktori Neshat Krasniqi, apo ndryshe i njohur si Bambi i serialit “O Sa Mirë”.
Ai tash e një kohë është në lidhje me Gretën, për të cilën ai asnjëherë nuk e kursen vetëm, kur bëhet fjalë për ta shprehur dashurinë që ka për të
Fotografitë në rrjete sociale janë ato ku më së shumti mund ta shohim çiftin.
Krasniqi, për emisionin N’gas’z në KTV ka folur për lidhjen e tij dhe raportin qe kanë aktualisht. Kur do ta shohim Neshatin dhëndër dhe a pritet dasmë gjatë kësaj vere?