Ne përdorim 200 muskuj për të hedhur një hap.
Acidi në stomakun tuaj ështe aq i fortë saqë mund të tresë brisqe rrojesh.
Ëndrra mesatare e njeriut zgjat për 2-3 sekonda.
Në secilën këmbë ka rreth 1 trilion bakterie.
Gishti juaj i madh është me gjatësi të njëjtë me hundën.
Pasi keni ngrënë më shumë seç duhet, dëgjimi juaj është më i dobët përkohësisht.
Çdokush ka nuhatje unike, përveç binjakëve identikë.
Pa gishtin e vogël, njeriu do të humbte 50% të fuqisë së dorës.
Dhëmbi është pjesa e vetme e trupit të njeriut që nuk mund ta riparojë vetveten.
Sa më e ftohtë të jetë dhoma ku flini, aq më i madh është probabiliteti për të parë një ëndërr te keqe.
Po të ishte syri i njeriut aparat fotografik, rezolucioni i tij do të ishte 576 megapiksel.
Numri i baktereve në gojën e njeriut është i barabartë me numrin e popullsisë totale të botës ose edhe më shumë.
Kur qeshim truri aktivizon 17 muskuj të fytyrës, ndërsa kur qajmë aktivizohen 43 muskuj.